Një hile e vogël se si të hiqni rrudhat nga rrobat

Një hile e vogël se si të hiqni rrudhat nga rrobat

Hekurosja e rrobave është e bezdisshme, sidomos për materialet delikate. Por, gjithsesi, është e domosdoshme.

Por, si t’i kurseni vetes orë të tëra duke hekurosur rrobat tuaja apo të pjesëtarëve të tjerë të familjes? Me një truk fare të thjeshtë që nuk e mësoni nga ne, por nga një ekspert i rrobalarëses që quhet Rich Handel.

Përmes një videoje në rrjetin social "TikTok", Handel thotë se për të parandaluar rrudhat e shumta në rroba dhe që të mos e harxhoni gjithë kohën dhe fuqinë mbi hekurin për orë të tëra veproni kështu: ulni temperaturën e tharëses së rrobave.

Këshilla e ekspertit Handel për të mbrojtur rrobat nga rrudhat, qëndron tek hilja në procesin e kalimit nga larja në rrobalarëse tek makina e tharjes, kjo e fundit me temperaturë minimale.

Nëse rrobat tuaja nuk rrudhen kjo përkthehet në kursim kohe dhe energjie. Temperatura e lartë e larjes i konsumon ato duke u hequr ngjyrat, ndaj nuk rekomandohet gjithmonë si proces.

Eksperti Handel flet edhe për një truk tjetër të thjeshtë. Nëse shihni që rrobat janë pak të lagura, nxirrini nga makina tharëse, vendosini në një sipërfaqe të sheshtë dhe i “shtroni” me duar duke eliminuar çdo rrudhë që vini re.

EMISIONET