Një grua e divorcuar a mundet të bëhet nënë dhe baba për fëmijët?

Një grua e divorcuar a mundet të bëhet nënë dhe baba për fëmijët?

Ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, ku të ftuara ishin psikologia Sonila Jaupbashi, Alba Shytermeja, arsimtare dhe avokatja Aishe Dervishanji, të cilat rëfyen dhe përvaja personale të tyre dhe mundësia e suksesit për nënat heroina që rrisin fëmijët, edhe si nënë edhe si babë. Pra të divorcuara që duhet të rrisin fëmijët vetëm, si pasojë e një martëse të dështuar.

Pjesë nga biseda në emisionin “Ditë e Re”

Alba Shytermeja, arsimtare: Luftova fort që martësa 16-vjeçare të mos përfundonte.

Raporti im nisi që 17-vjeçe, ai ishe goxha më i madh. M’u desh punë që të kapja ritmin e bashkëshortit tim.

U ndërtua një model, dhe më pas ti nuk e gjen dot veten.

Është gjë e mirë që të divorcohesh me marrëveshje.

Për një grua që është e divorcuar, çdo gjë e ke dyfish, sepse duhet të luash të dyja rolet.

Sonila Jaupbashi, psikolpoge: Fëmijët vuajnë më shumë divorcin e prindërve.

Ndaj duhet të jenë këta të fundit që të ulen me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë të vërtetën: që ne po ndahemi, por dashuria jonë për ty është e njëjtë nga të dy.

Thuajini fëmijëve fjalë të theshta dhe të ngrohta. Komunikimi ëxhtë çelësi i një divorci.

Aishe Dervishanji, avokate: Ka raste ku pas divorcit fëmijët i ngelen babait, kjo ndodh kur nëna nuk ëxhtë e aftë që t’i rrisë.

Po ashtu gjatë bisedës u diskutua edhe për faktin që nënat që do të kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe nuk do të punojnë, do t’u njihen vitet e punës. Por kusht për të përfituar nga ky vendim është që nëna të ketë 3 fëmijë dhe që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë.

EMISIONET