‘Ngatërrova vjehrrën dhe kunatën me gruan’ Dr.Rore: Jam kundër çdo transformimi dhe kam arsye të fortë për këtë

‘Ngatërrova vjehrrën dhe kunatën me gruan’ Dr.Rore:

Të dukesh bukur si ai apo ajo, sot është trendi që po i prek të gjithë, dikë më pak e dikë më shumë.

Dr.Rore ishte i ftuar në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora ku foli edhe më shumë për këtë trend dhe për ndërhyrjet që po bëhen, por nuk ishte aspak dakort për transformime në fytyrë dhe e gjitha kjo ka një arsye.

Shpesh kemi dëgjuar në intervista personazhe publikë të cilët edhe pse kanë bërë ndërhyrje nuk e kanë pranuar, paçka që në pamje të parë ajo është e dukshme. Por, cili është mendimi i një mjeku estetist për këtë pjesë?

Dajana: Kjo mania për të qenë copy paste i njëra-tjetrës, çfarë mendimi ke?

Dr.Rore: Ëëëë…është një trend shumë i çuditshëm faktikisht, por problemi është se pastaj do të ngatërrohet mamaja me gocën, vjehrrën dhe si tha ai, vajta te vjehrra e ngatërrova me gruan dhe më pas ngatërrova kunatën me gruan dhe në fund nuk dija se çfarë të bëja

Dajana: Pse mjek estetist dhe jo diçka tjetër?

Dr.Rore: Me thënë të drejtën unë jam stomatolog në profesion, por rastësisht para disa vitesh një mikesha ime më kërkoi t’i bëja një ndërhyrje tek buzët, po flasim në vitin 2012-2013 dhe duke parë që kisha sy për këtë pjesën iu futa më thellë e më thellë

Dajana: Personazhet publikë të cilët kanë bërë ndërhyrje dhe nuk e pranojnë?

Dr.Rore: Është e drejta e tyre të mos pranojnë diçka dhe është konfidencialiteti mjek pacinet gjithmonë. Nuk kemi vetëm personazhe publike, por edhe të politikës, ke personazhe të jetës së përditshme, të cilët nuk duan të flasin dhe kanë komplekse akoma “obobo është e bërë”

Të mirëmbash fytyrën apo të bësh një ndërhyrje të këndshme që të dukesh më bukur, më freskët nuk është më tabu, por tek ne ka ngelur si e tillë.

Dajana: Sipas mendimit tënd pse kërkojnë të ndryshojnë pamje?

Dr.Rore: Këtu mjekët ndahen në dy kategori..në ato që bëjnë transformime dhe ata që bëjnë thjesht mirëmbajtje. Unë nuk jam nga ata që transformoj, por jam nga ata që dua të mirëmbaj, të rifreskoj, praktikisht të nxjerrësh versionin më të bukur të asaj fytyre që ka, jo të nxjerrësh një gjë që nuk është.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë

 

EMISIONET