Ngacmimet seksuale në punë, ja pse " fshihen"

Nëse do ti referohemi kodit të punës ai e përcakton qartë  se ndalohet çdo lloj  ngacmim që ka për qëllim cënimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues ose fyes, që kryhet nga punëdhënësi kundrejt një punëmarrësi, një punëkërkuesi për punë ose midis punëmarrësve.

Përball tij qëndron edhe ligji i cili parashikon qartë ndëshkimn. Por që kjo të ndodh duhet denoncuar. Të shumta janë rastet ku abuzimi fshihet, ashtu sikundër edhe kur denoncohet ligji nuk funksionon.

Rasti i fundit i publikuar në një portal online, ku një vajze i kërkonin favore seksuale në këmbim të vendit të punës, ka “rizgjuar” vëmendjen për këtë temë. Ky rast nuk është i vetmi, teksa herë pas here biseda të tilla janë bërë të njohura për publikun. 

Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” Erjon Kullolli, avokat, Helena Halilaj, pedagoge, Sevime Arbana, aktiviste dhe Esmeralda Hoxha diskutuan rreth kësaj çështjeje.

Ngacmimet seksuale në punë janë raste të cilat kanë ndodhur para shumë kohësh dhe në vendin tonë këto ngjarje fatkeqësisht ende sot vazhdojnë të jenë goxha shqetësuese. Madje Sevime Arbana, ju bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të mos heshtin por ta dënojnë këtë gjë pasi mund tju shkaktojë dëme të mëdha psikologjike. "Vajzat duhet të denoncojnë, por rasti i fundit që u publikua para pak ditësh ku një vajzë kërkonte punë dhe ngacmohej nga drejtori dukej se edhe vetë vajza ngacmonte disi", shprehet ajo.

“Pre e këtyre ngacmimeve bien zakonisht gratë dhe vajzat të cilat kanë nevojë për para” shprehet psikologia Helena Halilaj.

Helena Halilaj: "Nuk janë të shumta gratë dhe vajzat të cilat nuk e denoncojnë këtë gjë pasi vetëm 4 % prej tyre e kanë bërë, por e vërteta qëndron se numri i tyre është më i madh por ato druhen ta bëjnë pasi mund të prishin marrëdhëniet me familjarët e tyre. Një tjetër frikë e grave të cilat nuk e raportojnë ngacmimin seksual është sepse ekziston mundësia që bashkëshorti mund ta vrasë ngacmuesin."

Ndërsa avokati Erjon Kullolli shprehet se “Akti i ngacmimit seksual dënohet me ligj pra me burgim dhe rastet kur janë denoncuar kanë marrë dënim nga gjykata”.

EMISIONET