Nga skena në fermë? Shakira tregon planin e pazakontë për t’u larguar nga fama...

Nga skena në fermë? Shakira tregon planin e pazakontë për

Shakira ka zbuluar se, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, ka kaluar një periudhë kur mendonte seriozisht të hiqte dorë nga muzika dhe të largohej nga jeta publike.

Në një intervistë për Vogue, artistja 49-vjeçare tregoi se disa vite më parë kishte menduar të linte pas botën e spektaklit për një jetë më të qetë dhe të izoluar.

“Disa vite më parë, isha gati që thjesht të blija një fermë, të rritja kafshë dhe të tërhiqesha nga muzika,” u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, sot ajo e konsideron atë ide si të nxituar dhe të pazakontë, duke theksuar se ende ka shumë për të dhënë në art dhe në muzikë.

Për Shakirën, skena mbetet vendi ku ndihet më pranë vetes dhe publikut. Ajo tregoi se gjatë performancave nuk e sheh audiencën thjesht si fansa, por si një familje të madhe që e mbështet dhe e pranon ashtu siç është.

“Ka një ndjesi rehatie kur jam mbi skenë,” tha artistja, duke përshkruar lidhjen me publikun si një miqësi të fortë dhe një bashkësi që është rritur bashkë me muzikën e saj ndër vite.

Këngëtarja, e cila ka dy djem, Milan dhe Sasha, nga marrëdhënia e saj me ish-futbollistin Gerard Piqué, u shpreh mirënjohëse që vazhdon të jetë aktive në industrinë muzikore.

Në fund të intervistës, Shakira theksoi se sot ndihet më e plotësuar se kurrë me rrugëtimin e saj artistik dhe se nuk e imagjinon më veten larg muzikës, e cila mbetet një pjesë thelbësore e jetës së saj.

EMISIONET