Nga rruga në skenë/ Pianistja e verbër mahnit publikun londinez
Magjia me muzikën ndodh përkundër të gjitha kufizimeve. Një pianist e verbër ka psikatur gjatë performancës së saj nënjë stacin treni në Britanidhe tashmë është finaliste në programin televiziv “The Piano”.
Një muzikante e verbër 13-vjeçare, ka mahnitur audiencën me aftësitë e saj, teksa ka performuar në programin “The piano”, në Channel 4. E reja e quajtur Lucy, së bashku me tre muzikantë të tjerë do të konkurrojnë në finalen e programit mbrëmjen e kësaj të marte.
Të gjithë finalistët u zbuluan teksa luajtën në piano publike në disa nga stacionet më të ngarkuara të trenit në Britani. Lucy mahniti kalimtarët në stacionin e trenit Leeds me interpretimin e saj të Nocturne nga Chopin. Videoja e performancës së saj ka arritur gati 5 milionë shikime në internet.
Lucy, e cila është autike dhe ka aftësi të kufizuara të rënda në të mësuar, i zhvilloi aftësitë e saj në piano përmes organizatës bamirëse muzikore “The Amber Trust”.
Candice, nëna e Lucy-t, u shpreh e emocionuar për këtë përvojë.
“Është një eksperiencë një herë në jetë që asnjëri prej nesh nuk do ta harrojë kurrë. Ishte fjalë për fjalë ndryshimi i jetës, këto lloj ngjarjesh zakonisht nuk ndodhin në jetën tonë”.
Ylli i popit Mika, dhe gjyqtar në program së bashku me pianistin e njohur Lang Lang, u shpreh: “Magjia me muzikën ndodh përkundër të gjitha kufizimeve”.
Finalistët e tjerë, të cilët patën mundësinë të performojnë në “Royal Festival Hall” të Londrës, janë 25-vjeçari Jay nga Isle of Wight, 27-vjeçari Sean nga Edinburgh dhe Danny, 26 vjeç, nga Mançesteri.