“Nga burgu në burg”/ Çfarë po ndodh me Egla Cenon pas mbarimit të BBV?

“Nga burgu në burg”/ Çfarë po ndodh me Egla Cenon

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Në fillim të intervistës, aktorja e njohur u shpreh se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.

Kur Blendi Salaj i tha se ‘të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti’, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’.

“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz i çik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, u shpreh fituesja e “Big Brother VIP3”.

EMISIONET