Nga bashkëpunimi me Kiara Titon, Ervis Beharin e deri tek “Kosherja”, Ervis Saliasi rrëfen përvojat e tij

Ai është aktor dhe këngëtar.

E kemi parë në spektalin e humorit “Kosherja”, ku ka marrë dhe vëmendjen më të madhe nga publiku shqiptar.

Bëhet fjalë për Ervis Saliasin i cili ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora.

Në një rrëfim ndryshe aktori nuk hezitoi të tregonte përshtypjet dhe përjetimet e tij nga bashkëpunimet që ai ka pasur me shumë prej artistëve dhe njerëzve të ekranit shqiptar, si: Kiara Tito, Venera Lumani, Lind Islami, Anxhela Peristeri, Marjona Metohut, Maya., etj.

“Bashkëpunimi me Marjonën është bërë virale e para, edhe pse ka nisur që me Mariza Ikonomin pak më parpara kësaj. Por me Marjonën youtubi paki atë kapërcimin e madh. Pati goxha klikime për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërsa një numër që do ta veçoja ka qenë bashkëpunimi me Ervis Beharin.

Pastaj me Kiara Titon kam publikuar diçka të shkurtër në Tik Tok, ku ajo shfaqet duke refuzuar një mashkull, por sa e shpërndava këtë ajo pati puthjen me Luizin, kështu që më doli jashtë parashikimeve”, u shpreh ndër të tjera aktori Ervis Saliasi.

Ndërkaq ai rrëfeu dhe projektet e tij për të ardhmen.

EMISIONET