'Në Top Channel dërgojnë letra me spiunlliqe te drejtori', gazetari zbulon prapaskenat e televizionit

'Në Top Channel dërgojnë letra me spiunlliqe te

Flavio Qarri, gazetari i cili njihet për transparencën e tij me publikun, së fundmi ka lëshuar një deklaratë bombë në emisionin 'Glamour Zone', të moderatores Ester Bylyku.

Si asnjëherë mëparë, Flavio, kujtoi vitet që punoi në televizionin Top Channel. Kur iu kërkua të fliste për bërrylat (prapaskenat) e televizionit, ai nuk ngurroi të përmendte se kur ka punuar në Top Channel, punonjës të tjerë të cilët preferoi të mos i përmendte me emër spiunonin.

'Kam kaq vite në gazetari dhe jam i paaftë për të bërë apo ditur thashetheme brenda kolektivit. Në Top Channel, më shumë kohë harxhoje me letra për njëri-tjetrin, se sa punë efektive. Flas kur kam qenë unë në vitet 2009-2014. Dërgoheshin çdo ditë te drejtori letra për mua 'ky beri kështu, tha kështu'. Dërgonin dhe emaile të rregullta. Ishin shume të shpifura këto'- u shpreh Flavio.

Mos e humbisni as emisionin e "Glamour Zone" me të ftuar Gëzim Nikën

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET