Në modë pema te dhoma e gjumit/ Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit?

Festat e fundvitit po afrohen, dhe shumë adhurues të Krishtlindjeve po bëjnë përgatitjet për dekorimin dhe zbukurimin e shtëpisë me drita e pemë nga më të ndryshme.

Por cilat janë trendet e fundit, çfarë sugjerojnë ekspertët? Cilat janë ngjyrat më në modë për zbukurimin e pemës së Krishtlindjeve?.

Arkitektja interior, Anila Hetoja, zbulon në studion e "Ditë e Re" trendet më të fundit për ngjyrat dhe zbukurimet e festave të fundvitit.

Ajo thotë se pema te dhoma e gjumit është trend dhe se bluja, jeshilja dhe gold (ngjyrë ari) janë ngjyrat në modë për këtë vit.

Anila Hetoja: "Ngjyrat trend për këtë vit janë tonalitetet e blusë, ngjyra gold ( ngjyra e arit) dhe jeshile. Aredimi për tavolinën e fundvitit: sugjerohet bluja, bluja e errët dhe e bardha. Është mirë të ruajmë balancën, nëse kemi vënë një pemë me ngjyra blu e bardhë, është mirë t'i ruajmë këto ngjyra dhe për dekorin në pjesën tjetër të shtëpisë. Por pema jeshile tradicionale  e Krishtlindjeve është gjithmonë në modë. Është trend edhe pema te dhoma e gjumit."

EMISIONET