Në shtëpi me ujkun Trump, Lizën, Rambon e Korona. Hysni Rexhaj puth gjarprin helmues në studio, a do guxojë Ana?

Hysni Rexhaj njihet për aftësinë që ka në zbutjen e kafshëve të egra veçanërisht ujqërit dhe gjarpërinjtë.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai tregoi se si nisi ky pasion.

Hysni Rexhaj: Që fëmijë e kam pas një pasion të veçantë me krijesat. Vite më vonë zbulova se kam një dhunti më të veçantë. Unë kam ca ujqër. Njërit ja vendosa ujku Tramp. Aty bëri bum dhe shkruanin gazetarë të ndryshëm. Kam ujqër, majmun, kam shqiponjë drerë. Kopshtin e kam ngritur me mjetet e mia financiare.

Rexha tregon se komunikon me kafshë të ndryshme.

Hysni Rexhaj: Unë komunikoj. I flas ujkut disa gjëra dhe ai e bën atë që ja përcaktoj. Kam komunikuar dhe me kalë me drerë dhe më ka bërë të ndihem i befasuar. Unë flas ata e dëgjojnë. Un i kuptoj shumë ato. Kur kam bërë komunikimin e parë jam befasuar edhe vetë. Kam pas strs dhe  kam reaguar dhe e kuptova se ato reagonin ndaj veprimeve të mia. Është një dhunti që zoti nuk ja jep gjithkujt. I dua shumë kafshët dhe gjithçka e bëj pa përtesë. Duhet të jesh shumë i qetë. 

Aktualisht Rexhaj ka 4 ujqër dhe emrat e tyre janë Liza Tramp, Rambo dhe Korona.

Hysni Rexhaj: Unë nëse i kam mbajt gjithë ujqërit që i kam tërhequt në natyrë do të ishin shumë por unë i marr dhe i lëshoj. Unë e kam mirë me të gjithë. Aktualisht kam 4 ujq. Liza Tramp, Rambo dhe Korona. Në kohën e pandemisë ishte sëmurë dhe i vendosa atë emër.

Në studion e “Jeto me Orën” ai kishte ardhur me një gjarpër.

Hysni Rexhaj: Ky është një gjarpër helmues. Mund të jetojë 22 vite. Ka madhësi 2 metra. Është 2 vjeçar. Është shumë i veçantë prej ngjyrave që ka, ha brejtësit, hardhuca.

Rexhaj  thotë se krijesat e kuptojnë personin që i mbikqyr.

EMISIONET