Ndërron jetë në moshën 43- vjeçare aktori i “General Hospital”
Aktori amerikan, Billy Miller, ka vdekur në moshën 43-vjeçare, pas një lufte me depresionin.
Fituesi tre herë i çmimit “Emmy”, vdiq të premten në Teksas, dy ditë para datëlindjes së 44-të tij.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i qartë akoma, pavarësisht se të afërmit e Millerit kanë pohuar se ai vuante nga depresioni për një kohë të gjatë.
Vdekja e tij u konfirmua nga “The Belmont”, një restorant dhe bar në Los Angeles, ku Miller ishte në bashkëpronësi.
Kujtojmë që aktori ka luajtur në disa filma të njohur ku disa prej tyre ishin: “All My Children”, “The Young and the Restless”, “General Hospital”, etj.