Ndarja u konfirmua, por Ethan Slater surprizon me veprimin ndaj Ariana Grande

Ndarja u konfirmua, por Ethan Slater surprizon me veprimin ndaj Ariana Grande

Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar, Ethan Slater duket se vazhdon të mbajë një raport të mirë me Ariana Grande. Aktori ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi pëlqeu një postim të këngëtares në Instagram, në të njëjtën ditë kur mediat amerikane raportuan për ndarjen e tyre.

Postimi i Ariana Grande përmbante fotografi nga koncerti i parë i turneut të saj të ri “Eternal Sunshine”, i zhvilluar në Oakland të Kalifornisë.

Krahas pamjeve nga skena, artistja falënderoi publikun për mbështetjen në rikthimin e saj në turne pas shtatë vitesh.

“Faleminderit nga zemra për gjithë dashurinë tuaj. Ju kam munguar shumë”, shkroi ajo.

Gjatë koncertit, Grande u emocionua teksa falënderoi fansat dhe bëri edhe një referencë me nota humori për martesën e saj të përfunduar me Dalton Gomez gjatë interpretimit të këngës “Thank U, Next”.

Ariana Grande dhe Ethan Slater u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Wicked” në fund të vitit 2022. Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2023 dhe që atëherë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Sipas burimeve pranë ish-çiftit, ata i dhanë fund lidhjes disa muaj më parë, por kanë ruajtur marrëdhënie miqësore dhe respekt të ndërsjellë.

Aktualisht, Grande është e përqendruar te turneu “Eternal Sunshine” dhe publikimi i albumit të saj të ri “Petal”, i cili pritet të dalë në korrik.

EMISIONET