“Na deklasuan si familje dhe më ndaluan të shkollohesha” Xhelal Mziu rrëfen momentin më të vështirë të jetës
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ishte i ftuar special në D-Night në një intervistë ekskluzive për të folur mbi jetën e tij personale dhe vështirësitë e kaluara. Ai ndau me teleshikuesit momentin e tij më të vështirë të jetës dhe arsyen pse sistemi asokohe ia ndaloi rreptësisht shkollimin e tij.
Dajana: Xhelal si ka qenë fëmijëria jote?
Xhelal Mziu: Unë jam i lindur në Reç të Dibrës aty ku kam mbaruar edhe shkollën e mesme dhe pavarësisht se unë kam patur një mesatare 9.8 të atyre katër viteve që ishte në atë kohë, më kushtoi shkuarjen në shkollë të lartë 4 vite me vonesë dhe kjo për shkak se unë isha nip Kulaku, pra babai i nënës time ishte kulak, madje edhe motra e babait tim ishte e martuar tek një person që përsëri ishte i padëshiruar për sistemin dhe madje disponoj edhe atë dosjen ku janë të argumentuara se përse nuk duhej të shkoja në shkollë të lartë.
U desh që në vitet 1987-1988 të vazhdoja shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe pastaj në vitin 1989 filloi njëfarë liberalizimi dhe vazhdova shkollën e lartë në fakultetin e ekonomisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës duke u sistemuar edhe me banim dhe veprimtarinë time këtu në Tiranë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: