Mos e humbisni këngën dedikuar moderatores Arjola Shehu
“Zërat e Shushicës” është një grup polifornik i cili është bashkuar para dy vitesh. Ata zgjodhën këtë emër për grupin pasi janë të gjithë nga fshatrat e labërisë.
Ata janë të pranishëm në të gjitha gëzimet që festojnë jugorët.
Erges Limaj, Beslir Zogaj, Albion Halo, Njazi Zogaj dhe Artionil Shirokaj të cilët janë pjesë e grupit ishin në emisionin “Ditë e Re” ku treguan më shumë rreth veprimtarisë së tyre.
Ata kishin përgatitur dhe një këngë special kushtuar moderatores së emisionit Arjola Shehu.
“Këtë mëngjes rrugën e morëm, erdhëm të takojmë Arjolën
Ju që këngën tonë dëgjoni, nder e respekt meritoni
Ju falenderojmë për ftesën, gëzuar dhe juve festën”
Këto janë disa nga vargjet që ato i këndua moderatores. Arjola nuk e pristë një surprizë të tillë.
Për më tepër ndiqni emisionin.