Mjeku i famshëm i Tik-Tok thotë se do të kthehet në fshat, në Shqipëri
Mjeku i famshëm i Tik-Tok Mario Ademaj tregon se u bë mjek pasi i ati u sëmur me kancer dhe ai ishte momenti ku kuptoi se duhet tu shërbente njerëzve dhe të zbatonte amanetin e të atit.
Mario Ademaj: Para 22 vitesh prindërit e mi fituan Lotarinë Amerikane. Të dy prindërit ishin mësues por ikëm në Amerikë. Gjatë kohës atje krijuam një komunitet të emigrantëve. Mjekësia erdhi gjatë betejës së tim eti me kancerin në pankreas. Unë i pash efektin e mjekëve jo vetëm për të por dhe për familjen. Ajo më bëri të bie në dashuri me mjekësinë. I thash vetes dua të jem me njerëzit në momentet e vështira të jetës. Dua të jem për njerëzit, ti ndihmoj. Fatkeqësisht babai im ndërroi jetë por të paktën e shtyu për 7 vjet falë përpjekjes së mjekëve. Rruga për tu bërë mjek në Amerikë ishte e vështirë. Ajo çfarë bën dallimin m një person në Pogradec është se ai që jeton në atje e ka më të vështirë të baht mjek.
Gjatë një interviste në emisionin “Jeto me Orën” në “RTV ORA” Mario tha se po punojnë shumë së bashku me të shoqen që një ditë të kthehen në Shqipëri.
Mario Ademaj: Do të kthehem në Shqipëri në fshat. Ne punojmë aq shumë që një ditë ti kthehemi kësaj jetës në fshat këtu. E mjela e lopës e provova pardje, është e vështirë, por është shumë e këndshme. 100 për qind dua të kthehem në Shqipëri. Kemi punuar për të ndërtuar një jetë komode atje, nuk na mungon asgjë. Qëllim final i imi është të jap kontributin për njerëzit në nevojë. Kam rënë në dashuri me kulturën tonë dhe tërë zonat e Ballkanit dua të jenë mirë. Në të Ballkanit kërkojmë gjëra bazë, shëndetësi një buzëqeshje.