Çmimet e mobilieve dhe trendi i arredimit, Elona Bakiu: Ka pasur një rritje rreth 25-30%, mungon lënda e parë...

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", për të folur rreth çmimeve të mobilejeve dhe trendeve të arredimit ishte arkitektja, Elona Bakiu.

"Po, është e vërtetë që ka pasur një rritje të çmimeve të mobilerive, duke qenë se çdo ditë ballafaqohem me këtë situatë. Klientët e mi janë të surprizuar nga kjo rritje. Ka pasur një rritje rreth 25-30% më e lartë se viti i kaluar, pasi mungon lënda e parë dhe jemi të detyruar ta marrim nga jashtë. Zakonisht kur marr një preventiv nga mobilierët, poshtë preventivit shkruhet se është i vlefshëm për dy javë dhe më pas ka një rritje. E shoh tek klientët që stepen", tha arkitektja.

EMISIONET