Mesazhe kërcënuese dhe foto të organeve seksuale, aktorja rrëfen makthin që i ndodh çdo ditë

Mesazhe kërcënuese dhe foto të organeve seksuale, aktorja

Çdo mëngjes, Emily Atack ballafaqohet me një breshëri mesazhesh që nuk dëshiron t'i shikojë dhe nuk i ka kërkuar asnjëherë t'i shohë. Nëpërmjet llogarive të saj në Instagram dhe Twitter, dhjetëra burra dërgojnë çdo ditë imazhe të organeve të tyre gjenitale  së bashku me përshkrime grafike, shpesh të dhunshme të asaj që do të donin t’i bënin asaj.

Disa janë thuajse komike – një burrë zakonisht i dërgon fotot e tij duke performuar me duar të zhveshura, duke lëkundur organet gjenitale – ndërsa të tjerët janë drejtpërsëdrejti frikësues. Një burrë, thotë ajo, "ka gjetur një mënyrë për të postuar video në rrjetin tim në Twitter ku ai masturbohet".

Më të këqija janë kërcënimet e shpeshta të përdhunimit.

Por ka edhe postime më të këqija, ku një burrë e ka kërcënuar me vrasje. “Ai shkroi në Twitterin tim se do më priste me thikë, do më pinte gjakun dhe më pas do më përdhunonte”, tregoi Emily.

33-vjeçarja, e cila është beqare dhe jeton në Londër pohon se ndihet e kërcënuar.

“Kur jam në shtrat natën dhe dëgjoj ndonjë zë, tmerrohem. Ndihem fizikisht e kërcënuar. Njerëzit thonë: ‘bllokoji dhe fshiji”. OK, por ata mund të vijnë në derën time.”

Përveç kësaj, media sociale – ku ajo ka 1.8 milionë ndjekës në Instagram dhe gati 400,000 në Twitter.

“Është një pjesë shumë reale e punës sime”, tha ajo.

Aktorja dhe komediani, e cila luajti Charlotte në serialin kult ‘The Inbetweeners’ dhe ishte nënkampione në edicionin 2018 të ‘I’m A Celebrity… Get Me Out of Here!’, tani ka programin e saj ITV2, The Emily Atack Show, duke përzier skica me materiale nga shfaqjet e saj live të komedisë.

Të thuash të heqësh dorë nga rrjetet sociale – ku ajo lidhet me fansat dhe shfaq punën e saj – për të shmangur ngacmimet “është si të thuhet se nuk mund të shkosh në shtëpi natën”, thotë ajo.

Pasi bota ‘ndali’ për shkak të pandemisë, aktorja u përball me një lumë mesazhesh të tilla. “Më bëri të ndihem dhjetë herë më e izoluar, e pambrojtur dhe e vetmuar. Sepse papritmas po shikoja përreth meje, duke menduar: ‘Nuk kam njeri që të më mbrojë këtu.’ Më erdhi shumë keq për këtë. Sulmi më bëri të ndihesha “e vetmuar, e neveritshme, e turpëruar, e dhunuar. Ndihet si sulm seksual, dhe mua më duket sikur po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”, tha ajo.

Grupi i fushatës “T’i japim fund dhunës kundër grave” raporton se një në pesë gra ka përjetuar ngacmime dhe abuzime në internet, ndërsa një raport i qershorit 2022 nga Komisioneri i Viktimave raportoi se një në katër gra ka përjetuar sulme të tilla ku i janë dërguar imazhe seksuale.

EMISIONET