"Çmendet" Jasmin Kadriu: Të dashurit i bëra tortë me organin gjenital mashkullor

Jasmin Kadriu është një nga vajzat më të famshme të ekranit shqiptar, e cila ra menjëhere në sy me sinqeritetin dhe cilërsinë e saj. Dhe së fundmi, e shoqëruar nga këto karakteristika, u shfaq në një rrëfim ekskluziv për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin "Glamour Zone".

Ester Bylyku: Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në një lidhje? Dhe unë mendoj që këto nuk mungojnë…

Jasmin Kadriu: Kisha një krisje të vogël me ish të dashurin, por kishte ditëlindjen dhe unë jam shumë tip surprizash. Isha e mërzitur ate ditë por pa surprizë nuk doja ta lija, dhe i bëra një torte jashtëzakonisht gjigande, në formën e organit gjenital mashkullor. (qesh)

Ester Bylyku: Kush të ndihmoi me këtë ide?

Jasmin Kadriu: Vetja (qesh). Shoqet më thonin: "Mos të lutem, do ndodhi vrasje në mes të Tiranës, do dalësh në lajme". Ska gjë, u thashë. Kur ia tregova të dashurit , prisja të rrifeshim në mes të rrugës, por e mori pozitivisht dhe më përqafoi.

EMISIONET