"Çmendeni" me zhurmën e përtypjes kur dikush ha? Me shumë mundësi vuani nga ky çrregullim

"Çmendeni" me zhurmën e përtypjes kur dikush ha? Me

Shumë njerëz shqetësohen nga zhurmat e përtypjes së ushqimit dhe nuk janë në dijeni se vuajnë nga një çrregullim mendor.

Ky çrregullim mendor që quhet mizofonia dhe ka të bëjë me një reagim të tepruar emocional ndaj një zhurme ose tingulli të caktuar.

Përveç përplasjes së buzëve që mund të ketë tjetri kur ha, ka njerëz që acarohen nga frymëmarrja e zhurmshme, gërvishtja e sipërfaqeve të ndryshme me thonj, shtypja e vazhdueshme i stilolapsit ose zhurma të tjera të vogla na shqetësojnë pa mbarim.

Shkencëtarët britanike thonë se ky çrregullim prek 18% të të rriturve. Gjithashtu reagimet e tyre mund të variojnë nga zemërimi dhe bezdisja te paniku dhe nevoja për të ikur.

Por si mund të lehtësohet mizofonia?

Mizofonia është një çrregullim i përjetshëm pa kurim, por disa mënyra mund ta trajtojnë dhe ta lehtësojnë, si:

1. Terapia e sjelljes njohëse

2. Këshillimi me terapistë

3. Terapi e trajtimit të zhurmave te veshët

EMISIONET