Meghan zbulon pseudonimin e ëmbël që mamaja përdor kur e thërret

Meghan zbulon pseudonimin e ëmbël që mamaja përdor kur e

Meghan Markle ka zbuluar pseudonimin e ëmbël me të cilin ende i referohet nëna e saj.

Duke folur për jetën e saj përpara se të martohej me Princin Harry , Meghan zbuloi se koha që ka kaluar  në një shkolle katolike për vajza në Los Angeles e ndihmoi atë të bëhej kjo që është sot.

Ndërsa diskutonte për këtë, ajo gjithashtu zbuloi se nëna e saj, Doria Ragland, ende i referohet asaj me pseudonimin e saj, "Flower" (Lule).

Gjatë bisedës së saj me yllin Jae Rodriguez, Meghan zbuloi se nëna e saj, Doria Ragland, ende i referohet asaj me një pseudonim.

Dukesha tha: Mamaja ime ende më thërret Lule. Unë do të jem një Lule 41-vjeçare. Kjo është mirë.

Në episodin e së martës të Archetypes për Spotify , Meghan ishte në bisedë me aktoren amerikane Michaela Jae Rodriguez, ku dyshja diskutuan pseudonimet.

EMISIONET