“Më thonin syri i keq”, Gëzim Meta tregon se çfarë i ndodhi 1 javë pasi publikoi pikturën e mbretëreshës Elizabeth

Piktori dhe aktori Gëzim Meta në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi më shumë rreth pasionit për aktrimin.

Ai thotë se gjithçka nisi në fëmijëri ku talenti i tij u pikas nga të tjerët. Gëzim Meta tregoi dhe për disa nga rolet që ka luajtur.

Gëzim Meta: Në fëmijëri të gjithë më thonin fëmijë i bukur ti do të bëhesh star i bukur. Kur të fryjnë në vesh sikur të shtyjnë drejt asaj rruge. Talenti im për aktrim është spikatur që në fëmijëri, në adoleshencë. Kam tërhequr vëmendjen e të gjithëve për një performancë dinjitoze. Kam qenë dhe në të njëjtin film me Bes Kallakun.  Regjisorët janë në kërkim të personazheve interesant kam marrë pjesë dhe në një serial gjerman. Aty ka qenë dhe aktori Blerim Destani kam lozur pranë tij.

Gjatë asistimit në një film amerikan tregoi se i ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme.

Gëzim Meta: Kam asistuar dhe në një film amerikan film horror ku theva dhe krahun. Më kërkuan të merrja pjesë në një rol. Filmi po xhirohej në Durrës. Për ta bërë sa më mirë sa më origjinal, ishte mes deti në një anije ushtarake po xhironim ishte dubla e 20 ndoshta nga lodhja nuk arrija të kapërceja gardhin nga niveli i kapiterisë për në nivelin më të ulët të anijes. Aty u pengova dhe me gjithë vrullin që kisha rashë aq keq sa mu këput krahu komplet.

Si u menaxhua situata?
Gëzim Meta: Më pas mendova të pikturoja shumë mirë (qesh).  Kjo skenë po xhirohej nga një skaf dhe duhej dukshëmpjesa ku thyej krahun. Unë mendova se e këputa krahun, më kishte kaluar në anën tjetër, kur shoh krahun. Regjisorit i thash këtë skenën nuk keni nevojë të bëni përpunime grafike e keni live. Më thanë nuk mund ta bëjmë se është një skenë e dhimbshme që nuk e shohim dot.  Ka qenë një nga situatat më të vështira. Një muaj kam fjetur ulur. Ndoshta i madhi zot ka thënë o djalë pusho pak. Kanë qenë 5 vjet shumë impenjative, shumë të lodhshme.

“Kjo ndodhi një javë pas pikturës së mbretëreshës Elizabeth, të gjithë më thonin ke sy, syri i keq. Të gjithë që më pyesin a e ke lënë pikturën unë kam bërë më shumë se kurrë thjesht nuk e kam ndarë në rrjetet sociale. Kam punuar fort por janë punë private porosi nga klient të huaj.”, tregoi ai.

EMISIONET