"Dashuria ime" Arilena Ara i jep muzikë vargjeve të Timo Fllokos

"Dashuria ime" Arilena Ara i jep muzikë vargjeve të Timo

Këngëtarja Arilena Ara ka publikuar këngën e saj më të re.

“Dashuria Ime” titullohet kënga e saj e cila sapo është lançuar në kanalin ‘Youtube’.

Teksti është i Timo Fllokos.

Kënga është pritur mjaft mirë nga dëgjuesit.

“Artiste në kuptimin e plotë të fjalës, të magjeps në çdo detaj, vokal, paraqitje, tekst, thjeshtësi.”, shkruan një komentuese.

“Më rrëqethi, këng që transmeton shumë emocion. Ky është art.”, shkruan një tjetër komentuese.

Më poshtë është teksti i këngës që me shumë mundësi do të rrëmbejë zemrat e një publiku të gjerë.

Dashuria ime s'di ku je
Herë në erë, herë në re
Unë të ndjej ty zemër, ti më ndjen
E çmëndur jam, i çmëndur je

Kjo historia jonë s'ka fund e as fillim
Pasion a marrëzi, a ndoshta një mallkim
Si t'i harroj unë netët dhe puthjet pa mbarim
Ta dish se jeta ime nuk vlen një çast pa ty

Dashuria ime s'di ku je
Herë në erë, herë në re
Unë të ndjej ty zemër, ti më ndjen
E çmëndur jam, i çmëndur je

Sa herë në fantazi më shfaqesh si vegim
Ti vjen dhe kur nuk je, më jep e të jap frymë
Jo, nuk i dua lutjet, më dhëmb çdo premtim
Je dashuria ime, më jep e të jap frymë

Sot asgjë mos thuaj, më trishtove dje
Dashuria ime, ku dreqin je
Se di ku dreqin je, në tokë apo mbi re
Ta dish se jeta ime nuk vlen një çast pa ty

Dashuria ime s'di ku je
Herë në erë, herë në re
Unë të ndjej ty zemër, ti më ndjen
E çmëndur jam, i çmëndur je

EMISIONET