“Më pëlqen të jem showmen” vlogeri tregon si u takua me Mateos Frrokun
Vlogeri Noel Hoxha në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ka treguar rreth mënyrës se si nisi të bëjë video dhe pasioneve të tjera që ka.
Noel Hoxha: Pjesa e you tube ka nisur gjatë karantinës. Gjithçka e kam bërë vetë. Mami e pëlqeu shumë idenë. Sa herë që bëj detyrat e shkollës merrem me video. Ka pasur raste që më ndalin njerëzit dhe më thonë a je Noeli që bën video. Gjithmonë kur kem pas aktivitete në shkollë kam marrë pjesë në dramatizime. Më pëlqen edhe humori. Më pëlqen edhe të kërcej. Sa herë ka festa gjendem aty duke kërcyer.
Ndër videot që Noeli ka shpërndarë është dhe ajo ku realizon një takim me Mateos Frrokun.
Noeli tregoi se si ishte realizuar takimi.
Noel Hoxha: Unë e kam pasur të lehtë takimin me Mateos Frrokun. Është nga këngëtarët e mi të preferuar e kam ndjekur në shfaqjet e tij i kisha bërë një video të cilën ai e ka pas parë. Në korrik ishte Mateos për një tjetër koncert dhe teksa po i bëja një video më kërkoi të shkoja tek ai. Dhe më premtoi që do të takohem. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe ti bëja intervistën një artisti të tillë. Në intervistë bënim gafa të ndryshme.
Në të ardhmen Noeli dëshiron të bëhet një hojmen dhe të ketë shumë fansa e adhurues.
Noel Hoxha: Më pëlqen të jem showmen në të ardhmen dhe të kem shumë fansa e adhurues. Prezantimi është ndër pikat e mia të dobëta. Në tetor do të jem në një projekt të bukur, një emision.