Më mirë të bësh këngë para periudhës së Instagramit apo pas? Ja si përgjigjet Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Latit.

E pyetur se kur ka qenë më mirë të bësh këngë para rrjeteve sociale apo pas, Dafina Zeqiri, tha se të dy periudhat I kanë pëlqyer, ndërsa shtoi se tani e më shumë mundësi të promovosh veten.

Ndër të tjera ajo tha se ndihet mirë që të rinjtë po e promovojnë veten në rrjetet sociale.

Dafina Zeqiri: Të dy periudhat më kanë pëlqyer, sepse kam mësuar shumë prej periudhës së parë. Periudha e dytë  më pëlqen shumë sepse mundesh me provuar veten, s’ke nevojë për shumë gjëra tjera. Ka shumë talente që mendoj se të ja kishim filluar karrierën në periudhën e parë, nuk do të kishte qenë “Ferr”. Jam e lumtur që të rinjtë e promovojnë veten në rrjetet sociale.

EMISIONET