"Më lëndoi përpara të gjithë shqiptarëve", Jasmin Kadriu rrëfen për herë të parë të vërtetën me Andin

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga çiftet më të përfolura të kohëve të fundit.

Ndonëse u tha se gjithçka mes tyre ka mbaruar, kjo është ende një pikëpyetje e madhe për publikun.

Jasmin Kadriu, zgjodhi emisionin "Glamour Zone" për të treguar për here të parë të vërtetat e saj përballë moderatores Ester Bylyku, dhe një nga temat ku ajo u përqëndrua mbante emrin e Andit.

Ester Bylyku: Zakonisht për një femër është e vështirë kur e lë një mashkull, edhe në privatësi. Por kur mendoj që kjo mund t`i ndodhi një vajze përpara gjithë Shqipërisë kjo duhet të jetë edhe më e vështirë. Ti si u ndjeve?

Jasmin Kadriu: Problemi nuk ishte tek ndarja, sepse unë e vlerësoj më tepër një mashkull që thotë: Unë, nuk të dua, dhe shiko jetën tënde. Problemi është që kishim mundësi ta sqaronim në privat, kishim mundësi të takoheshim dhe ai nuk donte t`i bënte gjërat privatësisht. E vetmja gjë që më ka vrarë ishte pse duhej ta bënte përpara të gjithë publikut , sepse ishte ai që më thoshte të mos bëjmë gjithçka publike, por të flisnim në privatisht.

EMISIONET