"Më e mira" ndan binjakët Veshaj, Romeo "tradhëton" Donaldin me Ermal Fejzullahun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 19:41
Vëllezërit Veshaj duket se i janë futur seriozisht industrisë së muzikës.
Kësaj herë është Romeo i cili ka vendosur të ndahet nga binjaku Donald, për të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu.
Projekti i ri u publikua mbrëmjen e sotme. Kënga me titull "Më e mira" është shoqëruar me një klip veror dhe tinguj ritmikë.
Muzika i është besuar kantautorit Elgit Doda, i cili gjithashtu ka shkruar dhe tekstin sëbashku me Romeon.