Me Aurela Gaçen protagoniste/ Dalin FOTO nga xhirimet e “Luli e Goni Lemes”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 22:13
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar pamjet nga xhirimet e komedisë që pritet të publikohet së shpejti “Luli e Goni Lemes”.
Burimet bëjnë me dije se sot shënohet dita e 4-të që vijojnë filmimet për komedinë me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit.
Kujtojmë se “Luli & Goni Lemes” na sjell artisten e shuëmnjohur Aurela Gaçe si protagoniste, si dhe Fjoralba Ponarin, Deivis Myslymin e Margent Caushin në kast.
Xhirimet janë shoqëruar me shumë humor, ashtu sikurse pritet që të vijë dhe vetë komedia.