Matilda Gega në një rrëfim ndryshe në “Ditë e Re” për përjetimet e saj në “Big Brother”: Nuk fiton Luizi, por...

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, e ftuara e radhës ishte Matilda Gega, e cila në një rrëfim ndryshe, tregoi eksperiencën e saj në një format reality show si “Big Brother”.

Ajo tregoi edhe se si i ka ndryshuar jeta pas atij kompeticioni, ndërsa një mendim do ta kishte edhe për edicionin e këtij viti të këtij spektakli.

PJESË NGA BISEDA E MATILDA GEGËS NË EMISIONIN “DITË E RE”

Kush janë lojtarët e fortë në këtë Big Brother?

"Luizi. Kiara, Olta. Kiarën do e çoja të parën, sepse deri tani është shumë e kujdesshme, e matur. Flitet për Luizin. Por ai nëse bën një gabim duhet ta nisi nga e para. Për Oltën do thoja që është e fortë..."

Cilët do ishin 4 emrat finalistë?

"Ata që përmenda më lart dhe do shtoja dhe Kristin.

Amosi dhe Olta në bashkëpunim. Por mendoj së shumë shpejt mund të prishen... Luizi dhe Olta po luftojnë shumë për ato 100 milionë..."

Rrjetet sociale në mbrojtje të Luizit, si ka mundësi që ai gëzon mbështetje të jashtëzakonshmë?

"Shumica e njerëzve mendojnë që ai ka ndonjë gjë, edhe pse unë mendoj që ai s’ka asgjë. Është mirë. Të gjithë po mundohen të mos fitojë Luizi, sepse po përfshin shumë gjëra të jashtme e po bëhen me qëllim..."

Të gjithë ata që futen brënda flasin për jetën jashtë...?

"Mendoj se lojtari duhet gjykuar për lojën, jo se çfarë ka bërë jashtë."

A fitojnë shembujt më të mirë në këtë kompeticion?

"Mendoj që janë të kujdesshëm që aty të luajnë në mënyrë të tillë që të luajnë sikur janë përfekt."

Mendon që këtë vit është Luizi fitues?

"Jo, dua shumë të jetë ai, por mendoj se Kiara do e fitojë..."

Po si? Kiarën nuk e shikon as Luizi si fitues... Nëse do të vinte një ftesë a do rifuteshe prapë?

"Jo, nuk do pranoja! Ajo eksperiencë është vetëm një herë. Nuk di të them nëse Biordi po bën gabim, po nuk mendoj që një eksperiencë e tillë ripërsëritet."

EMISIONET