Marina Vjollca shfaqet provokuese dhe sensuale

Marina Vjollca shfaqet provokuese dhe sensuale

Kjo verë nuk ka qenë edhe shumë e mbarë për Marinën. Prezantuesja, në fund të sezonit televiziv u shkëput nga formati që prej vitesh e drejtonte.

Flasim për “Klanifornian”, që tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Tv Klan” dhe rrjedhimisht, Marina ka mbetur përkohësisht jashtë ekranit. Nisja e sezonit të re, e ka gjetur të papunë Marinën, duke ndryshuar kështu një rutinë shumë vjeçare të sajën.

Marina është prej shumë vitesh një ndër imazhet më të dashura për publikun, që ndër vite ka qenë pjesë aktive e televizionit. Por, me mbylljen e “Klanifornia”, duket se do të vijë edhe momenti për një tërheqje të saj, në mos mbyllje të karrierës si moderatore.

Por, teksa është “pa punë”, gjërat nuk kanë ecur edhe shumë mbarë për të. Probleme me shëndetin ka ndeshur në ditët e fundit, teksa është djegur në dorë. Për shumë ditë me rradhë, ajo u shfa me dorën e fashuar, duke ndarë me ndjekësit çfarë kishte ndodhur. Megjithatë, ditët e keqija nuk do të zgjasnin gjithmonë për të.

Edhe për Marinën ka ditë të qeta, ku natyrisht paqen e ka gjetur tek familja. Pasi bashkëshorti i saj mbylli një sezon veror me koncertet e tij, për familjen kanë nisur pushimet.

Marina, Getoari dhe vogëlushja Marget na kanë zbuluar nga rrjetet sociale se kanë zgjedhur të udhëtojnë në Afrikën e largët për të kaluar disa ditë pushime.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve të nxehta të familjes është padyshim, transformimi i prezantueses. Ndonëse nga femrat më sharmante të showbizzit, Marina ka preferuar që të jetë gjithnjë e kursyer me pozat që publikon në rrjetet sociale. Edhe gjatë pushimeve, më herët e kemi parë që ka zgjedhur mos të ekspozojë shumë foto provokuese.

E përmbajtur në pozat e saj, ajo ka preferuar të jetë diskrete me pozat me bikini. Po,r ndoshta Afrika e largët, apo fakti se tashmë është jashtë televizionit, Marina ka bërë goxha ndryshim, të paktën në rrjetet e saj sociale. Në pozat e shpërndara në rrjetet e saj sociale, ajo na ka treguar anën e saj sensuale, teksa nuk i ka kursyer pozat hot me rroba banjo.

Një ndryshim të madh moderatorja ka bërë edhe në pamjen e jashtme. E ndikuar ndoshta nga atmosfera në Afrikë, ajo ka vendosur që të bëjë edhe gërshetat e famshme afrikane. Një pamje disi më egzotike, që duhet thënë shkon më së miri me lokacionin ku familja po pushon.

Nuk e dimë nëse tashmë kjo do të jetë Marina nga këtej e tutje, duke na treguar se edhe jashtë ekranit, vijon të mbetet ndër femrat më sharmante.

Sa i përket jetës private, Marina ka qenë gjithnjë shumë hermetike, ku vetëm kohët e fundit, ka ndarë detaje nga jeta e re si mama. Gjatë një interviste, moderatorja ka rrëfyer ndjesinë e të bërit nënë dhe si ia del të menaxhojë kohën.

Ajo rrëfeu se është dëshiron që të kujdeset vetë për Marget ndaj e merr me vete në prova. Marina Vjollca u shpreh se ndjesia e të bërit nënë është më e bukura dhe përgjegjësia më sublime.

“Jam nga ato mamatë që nuk dua ndihmë, dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është e vështirë për t’ia dalë. Kur vija në prova, e merr Marget me vete. Është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë, nga ana tjetër përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur”, u shpreh moderatorja në emisionin “Rudina”.

Ndërkohë, sa i përket largimit nga ekrani, ajo ka zgjedhur mos të ketë një reagim, duke zgjedhur të shijojë pushimet dhe kohën me familjen, duke e larguar vëmendjen nga ky lajm.

 

EMISIONET