Luli vërtetë e ke? ”Që të bëhesh sekretare duhej të të guduliste drejtori”

 

Luli vërtetë e ke? ”Që të bëhesh sekretare duhej

Të bërit karrierë shpesh herë në Shqipëri ka raste që mund të gjykohet sidomos për vajzat dhe gratë që synimet e tyre duan  t’i bëjnë realitet.

Kjo për shumë arsye dhe një ndër to mund të përmendin faktin e familjeve patriarkale. Por, jo për të gjithë është njësoj.

“Çfarë do të bënit për karrierë?” ishte tema e mbrëmjes së sotme në D-Night, ku me mesazhet e ardhura në redaksi tregoi anë të ndryshme të realitetit.

Shumë shkruanin se familja është para çdo gjëje dhe karriera ka kohën e saj, ndërsa të tjerë, të cilët karrierën e kanë primare thonin se familja është një hap shumë serioz, ku me kalimin e kohës dhe pjekurisë së individit mund të merret si përgjegjësi mbi supe për të vazhduar më tej.

Po Luli çfarë ka zgjedhur të bëjë në jetë?

"Unë për karrierë kam punuar tërë jetën. Po të ishe sekretare do të të guduliste drejtori, kshu padashje. Madje me shaka më thonin Luli do vish për sekretare se edhe beqare je. Jo thoja unë nuk dua të prish biografinë time.

Madje në atë kohë shkruanin shumë letra drejtorëve duke spiunuar për koleget që t’i hiqnin nga puna, madje shumë njerëzve u hiqnin edhe bukën e gojës."

Për më shumë ndiqni linkun më poshtë:

D-Night nga Dajana Shabani RTV Ora Live nga e Hëna në të Premte 23:00

EMISIONET