Luizi më romantik se kurrë: Shijoj pamjen më të bukur sa hap sytë
Çifti i njohur nga spektakli televiziv "BBV2", Luiz Ejlli dhed Kiara Tito vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat për ndodhitë e tyre në jetën e përditshme.
Ditën e hënë, moderatorja dhe këngëtari mësohet se kanë bërë një udhëtim romantik drejt Milanos.
Gjatë mbrëmjes, Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milano, “Piazza D'uomo di Milano”.
“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, shkruan ai bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që videon e ka shoqërua me tingujt e mjeshtrit italian, Andrea Bocelli, “Vivo Per Lei”, duke e bërë këtë moment edhe më romantik.
Kujtojmë që në media ka nisur të qarkullojë lajmi se Luizi dhe Kiara janë në një pritje të ëmbël dhe se moderatorja është në muajin e dytë të shtatzënisë, por deri tani ende nuk kemi një konfirmim nga e ana e çiftit.