Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 09:33
Ditën e hënë, ka ndërruar jetë aktori David McCallum, i njohur për rolet e tij në serialet televizive amerikane "NCIS" dhe "The Man From UNCLE" .
Ai vdiq në një spital në Nju Jork, në moshën 90-vjeçare.
Kujtojmë që McCallum u rikthye në televizion me një rol kryesor në serialin e vitit 1975 "The Invisible Man", i cili u shfaq vetëm për një sezon. Suksesin e fundit e arriti me serialin kriminal "NCIS".