Kush janë dy vajzat e showbiz-it shqiptar për të cilat eksperti thotë se ka video intime?
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, janë zbuluar dy video intime të dy vajzave të shoëbiz-it, por nuk zbuloi emra.
Sipas tij, njëra prej tyre është më e njohur se tjetra.
Deklarata e Karamuços:
"Ta nisim me një ngjarje që unë e kam parë vetë. Para disa kohësh. Para 10 ditësh u dorëzuan disa kode, pasworde celular në SPAK, familjarë të një personi që disa mendojnë se është zhdukur, është vrarë, apo që është arratisur.
Tani, përpara se të dilnin gjërat në funksion të hetimit kanë dalë disa video. Janë video gjysmë erotike. Po shpërndahen në celularët e disa personave, edhe tek ne.
Dy personazhe të showbizz-it kanë dalë aty, që janë filmuar nga celulari i këtij personazhi. Nuk mund ta them kush është, as inicialet.
Janë dy vajza por njëra njihet shumë. Dhe ka dalë në video që e filmon poseduesi i këtij celulari që është ende në kërkim. Në këtë celular del edhe një personazh tjetër publik që porosit për llogari të bandave të Dubait, femra nga Tirana, që bën ndërmjetësuesin.
Kjo është zanafilla me një celular që është zbuluar. Çudira. Do të jetë tmerruese për disa. Ka edhe listë-pagesa brenda, kë kanë paguar, prokurorë, gjyqtarë, policë për t’i mbrojtur.
Kam informacion se një njëra prej personazhe të bukura paguhet 100 mijë euro në ditë në Dubai. Është e shënuar në celular shifra. Për njërën prej tyre.
Ata e konsiderojnë si trofe këtë dhe u thonë shokëve: “shihe more me kë kam qenë në krevat unë”. Këta pasi mbarojnë i filmojnë. Kjo është "bombë" e madhe" tha ai te "Zone e lire".