"Kur takova Parashqevi Simakun 1 javë s'e lava faqen" Bledi Strakosha përlotet në studio

Gazetari dhe producenti Bledi Strakosha e nisi karrierën në fushën e gazetarisë në moshë të re.  U dallua për tonin e zërit në Radio Tirana aty ku lindi gjithçka. Prej 30 vitesh vijon të jetë një figurë e dashur.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Strakosha tregoi se ku ka takuar Parashqevi Simakun nuk e ka larë fytyrën për 1 javë.

Bledi Strakosha: Fillimet e mi kanë qenë me magnetofonin tim. Unë regjistroja zërin dhe isha audienca e vetme e vetes time. Kam takuar personalitete që më parë i shikoja përmes televizionit si Eranda Libohovë, Parashqevinë. Me  Parashqevinë jam takuar në korridor dhe më ka prekur faqen dhe më tha sa i bukur. Nuk e kam larë faqen për një javë. Atë e kam pasur si idhull. Kështu kanë qenë fillimet e mia. Njeriu në jetë do të ketë pengje por të paktën të përfundojmë me pengjet e duhura.

Por cilat janë pengjet e Bledi Strakoshës?

Bledi Strakosha: Në karrierë nuk kam asnjë peng. Jam shumë falënderues për ato që më kultivuan dëshirën dhe respektin për punën. Jetojmë në kohë të  vështira rendim pas interesit e parasë por kjo nuk duhet të na kthejë në qenie mekanike.

Ai veçon familjen si më të rëndësishëm në jetën e tij, prindërit dhe motrën.

Me një përvojë aq të madhe në ekran por teksa u suprizua nga e motra Bledi Strakosha nuk mund ti mbante lotët.

Zemra ime dua të falënderoj nga thellësia e zemrës për çdo çast që më ke qëndruar pranë. Jam krenare për përkushtimin ndaj punës tënde dhe që ja ke dalë gjithmonë. Publiku të do fort dhe kjo të bën të shkosh përpara. Të puth fort të kam në zemër.”, tha motra e tij në video mesazh.

"Kur takova Parashqevi Simakun 1 javë s'e lava faqen" Bledi

‘Jam shumë e kënaqur për çfarë je bërë sot”, tha vajza e xhaxhait.

“Jam këtu të them që të dua shumë. E di që nuk më prisje mua, jam e sigurt që kur më shikon të kujtohet ajo pjesë e jetës që e kemi kaluar së bashku. Ju dua shumë, të uroj vetëm suksese të mëtejshme, i meriton të gjitha se je i talentuar”, tha mikja e tij Desara.

EMISIONET