Kujdes! Si të dalloni një fizioterapist të mirë? Nuk është ai që ju thotë se duhet me patjetër 10 seanca

Kujdes! Si të dalloni një fizioterapist të mirë? Nuk

Nëse kohët e fundit keni patur mjaft vizita tek fizioterapistë të ndryshëm dhe sërish nuk keni patur përmirësim, atëherë kjo mund të jetë për shkak të mosekzaminimit të mirë të problemit që keni.

 E ftuar në Ditë e Re në RTV Ora fizioterapistja Keja Tani zbulon se si mund ta kuptoni nëse fizioterapisti që keni shkuar është i mirë apo  jo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe vizita e parë, pra ekzaminimi i problemit. Ne mjekët bëjmë një ekzaminim shumë të hollësishëm. Një fizioterapist është i mirë kur bën një ekzaminim të gjerë, diskuton dhe komunikon me pacientin, i shpjegon problemin që ka dhe e edukon çfarë nuk duhet të bëjë, çfarë duhet të bëjë gjatë kohës që është në shtëpi, sesa një fizioterapist që nuk komunikon gjatë vizitës dhe të thotë patjetër duhet të bësh 10 seanca," tha ajo.

Sipas saj ky përcaktim është i gabuar, pasi nuk ekziston një numër seancash fikse, gjithësecili prej nesh reagon ndryshe.

Ajo prek dhe një problem themelor sa i takon metoda që përdoren në Shqipëri për fizioterapinë:

"Një problem madhor në Shqipëri është dhe bërja e seancave vetëm me aparatura ose vetëm me dorë. Aparatura janë shumë të mira, por vetëm përdorimi i tyre është si të pish Ibuprofen, duke e kamufuar sëmundjen," tha Tani.

Ndiqni videon e plotë.

EMISIONET