Krisja në çift, Sara dhe Bardhi sqarohen në “prime”: Mund të bënim një trekëndësh dramatik me Endrikun

Krisja në çift, Sara dhe Bardhi sqarohen në

Sara dhe Bardhi kanë pasur disa krisje në marrëdhënien e tyre gjatë këtyre ditëve, duke pasur ulje-ngritje. Gjatë “prime”-t, si Sara, ashtu dhe Bardhi thanë:

SARA: Unë do t’i cek të gjiktha pikat sepse aty ka shumë gjëra që duhet t’i sqaroj. Sa i përket palës së tretë që është përmendur shpesh, unë përgjigje nuk kam pritur nga personi i tretë, por kam pyetur produksionin. Në asnjë moment nuk kam qenë konfuze për ndjenjat e mija, por për sakrificat që kam bërë jashtë, ka qenë vetëm respekti dhe për sakrificat e mija doja përgjigje për atë gjë. Unë nuk kam pritur asnjë përgjigje nga ex-i. Do të doja që gjërat të kishin dalë në rendin e duhur. Kam thënë që jam konfuzuar kur jam pyetur se si është ndjerë personi jashtë. Kur kam thënë që është fikur automati, e kam thënë se unë jam njeri, jo një copë guri.

LEDIONI: Të garantoj që asnjë nga fjalët e juaja nuk ikën nga kontensti.

SARA: Unë nuk jam budallaqe, nuk flas për çart aty.

LEDIONI: E rëndësishme që ato gjëra janë bërë dhe janë aty.

SARA: Unë kam thënë si femër dhe njeri, kam frenuar shumë emocione. Mora një ‘ok’ nga pala e tretë që është super diskutuar këtu.

LEDIONI: Ti ke thënë që të vjen keq kur Bardhi të kërkon një opinion dhe nuk e zbaton. Normalisht kur një mik, i dashuri, bashkëshorti, i kërkojmë një mendim dhe nëse nuk zbatohet nuk ka ndonjë problem.

SARA: Kam thënë që më vjen keq që Bardhi nuk ka respektuar opinionin tim. Një nga personat ka qenë Egla për pyetjen që i është bërë dhe ndoshta nga kjo Bardhi është ndjerë se i është prishur marrëdhënia me Eglën. Dhe i thashë: ‘E di ç’ke? Gjeje vetë’.

LEDIONI: Ti vazhdon t’i qëndrosh faktit që do ta vendosësh lojën përpara raportit me Bardhin?

SARA: Më vjen keq që thuhet që unë jam te loja, ndërsa Bardhi jo. Të gjithë çiftet kanë momente që shpërthejnë kështu. Ne kemi marrë përsipër këtë riskun që shpërthejmë para kamerave.

LEDIONI: Ti në nerva e sipër ke thjënë dhe që Bardhi nuk është për këtë lojë. Tani që je e qetë, mendon se Bardhi është për këtë lojë.

SARA: Këtë nuk e vendos unë. Unë nuk e vendos kush vjen në këtë shtëpi. Nëse do kisha vendosur lojën para marrëdhënien, unë, Endriku dhe Bardhi do të krijonim një trekëndësh dramatik, por nuk e kemi bërë atë gjë.

BARDHI: Kemi folur pa lidhje në disa momente. Argumentet që ja dhashë Sarës për ex-in janë vetëm arsyetime për qasjen ‘mosmirëkuptues’. Në një farë forme doja t’i vendosja disa limite në lidhje që të respektohen më shumë. Paqartësitë e mija i kam pasur për disa momente në shtëpi. Ndërsa sot e kuptova para gjysmë ore kur erdhi partnerja e Albit, kur pashë Sarën duke qarë. Këtë distancën që ka kërkuar Sara, e kuptova që është amanet nga familjarët e saj, që të mos krijojë lidhje brenda. E mora konfirmimin, kështu që jam shumë në rregull.

ARBËRI: Unë e vlerësoj sinqeritetin e Sarës. Nuk kam asdgjë tjetër për të thënë.

ORI: Më pëlqen ky debat mes Sarës dhe Bardhit. Patëm mundësinë që me atë distancën të shihnim pak se çfarë bënte në shtëpi Bardhi. Nuk është dashuria vetëm që dikush të vijë te jeta jote. Këtë e kam më shumë për Sarën sesa për Bardhin.

SARA: Arbër, komenti yt ishte ironik apo i sinqertë?

EMISIONET