Konsulentja e gjumit Artemisa Brahimaj: Lejojini nënat e reja të krijojnë intimitet me bebet e tyre
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, konsulentja e gjumit Arteminsa Brahimaj foli për rëndësinë e ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri. Ajo tha se mungesa e informacionit është dukshëm në dëm të marrëdhënies nënë-bebe.
Arteminsa Brahimaj: “Flitet pak për procesin që nëna duhet të stabilizohet. Mungesa e informacionit bën të vetën. Shpesh shikoj nënën që e ushqen fëmijën në mes të familjarëve, mes zhurmave, pa e pasur atë intimitetin për të cilin kanë nevojë të dy. Shikoj ende nëna që shqetësohen nga mungesa e intimitetit."
Sipas saj çdo e qarë e fëmijës shkon me shprehjen “nuk e ngop me qumësht” nga familjarët.
"Kjo është e vështirë psikologjikisht. E para që duhet të kihet parasysh është kontakti lëkurë me lëkurë”, shprehet ajo.