Koncert recital në Pallatin e Kongreseve, Elsa Lila zbulon detajet

Koncert recital në Pallatin e Kongreseve, Elsa Lila zbulon detajet

Vetëm pak ditë më parë, u mësua se Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë më 1 nëntor për një koncert të rrallë në Pallatin e Kongreseve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë artistja shqiptare përmes një njoftimi në Instgaramin e saj mbrëmjen e sotme.“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer në Tiranë, tani në nëntor.

Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndier kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin, por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.

S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë“, shkruan Elsa në statusin e saj në Instagram duke shtuar:

“Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

EMISIONET