Kiara Tito në një lidhje? Ja çfarë thotë moderatorja

Beqare, apo e dashuruar? Me sa duket moderatorja bukuroshe, Kiara Tito, dëshiron t'i "vështirësojë" jetën ndjekësve të saj.

E pyetur nëse është e lidhur apo jo nga Roza Lati në emisionin "Why?Not" në RTV Ora, Kiara thotë se nuk është në të njëjtin status që ka qenë vitin e kaluar.

Kiara Tito: Mund të them vetëm kaq, që jam ndryshe nga çfarë jam shprehur vitin e kaluar në "Why?Not". Kush e mban mend do e kuptojë, kush jo të hapë emisionin dhe ta shikojë."

Një ndihmë e vogël nga ne: Vitin e kaluar Kiara ka deklaruar në emision se është beqare. Bëjini llogaritë vetë!!

EMISIONET