Celine Dion anulon turneun, vuan nga problemet shëndetësore

Celine Dion anulon turneun, vuan nga problemet shëndetësore

Diva e muzikës botërore, Celine Dion, ka anuluar shfaqjet e turneut të saj në Amerikën Veriore për shkak të probleme shëndetësore. Këngëtarja kanadeze tha se po rikuperohej nga “sëmundja e muskujve”, që po pengon aftësinë e saj për të performuar, sipas një postimi të publikuar nga llogaria e saj në Instagram .

Duke folur për anulimin e pjesës së turneut në Amerikën e Veriut, Dion shtoi:

"Jam prekur shumë nga të gjitha fjalët mbështetëse që të gjithë po më dërgojnë në rrjetet sociale. Ndjej dashurinë tuaj dhe kjo do të thotë bota për mua."

Më herët, Dion shtyu shfaqjen në Las Vegas në tetor 2021 si pasojë e spazmave, duke u shprehur se ndjehej "zemërthyer".  Shfaqjet e mbetura të turneut të saj Botëror “Courage” apo “Guximi” ishin riorganizuar për t'u zhvilluar nga 9 marsi deri më 12 prill të këtij viti. Ajo u kërkoi falje fansave duke shpresuar që do të shihen në turneun e radhës, ndërsa biletat do të rimbursohen.

“Mezi pres të rikthehem me shëndet të plotë në skenë", shtoi ajo.

Celine Dion është e njohur për baladën e saj në filmin "Titanic", "My Heart Will Go On", për të cilën fitoi dy Çmime “Grammy” në 1998. Ajo është një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave, me 200 milionë kopje në mbarë botën, sipas “Sony Music”.

EMISIONET