Kënga e 2Ton dedikim për Melisën e "Për'puthen"? Ja çfarë thotë artisti

Në rrjete sociale qarkullon një video e ish-konkurrentes nga emisioni "Për'Puthen" Melisa Lleshi, e cila në një debat e sipër në panelin e emisionit ka përmendur emrin e 2Ton, duke lënë të nënkuptohet se kënga "Melisa" e artistit është bërë për atë.

Por çfarë thotë këngëtari në lidhje me këtë, çfarë relatash ka me Melisën?

2Ton thotë  në emisionin "Why?Not" në RTV Ora se këngën "Melisa" e ka bërë për tjetër person dhe jo për ish konkurrenten e "Për'puthen", e cila tashmë është aktive  në tregun muzikor.

2Ton: Ka qenë tjetër Melis, jo ajo. Kur ma dërgonin videon habitesha, sepse nuk e kam takuar asnjëherë kur kam shkruar këngën. Nuk e kam ditur kush ishte, kënga "Melisa" është bërë në 2018-ën.

EMISIONET