"Kejvina nuk ishte futur aty që të lexojë Biblën" Erion Korini: Luizi po vuan, nuk po merr atë që do

Emsione të tilla si Big Brother për këngëtarin Erion Korini janë "ekperiment njerëzor na bën të jemi koherent ndaj mënyrës se si reagojnë në situata të ndryshme".

Erion Korini: Fakti që është një ekperiment njerëzor na bën të jemi koherent ndaj mënyrës se si reagojnë në situata të ndryshme. Ai është një lloj eksperimenti i ndërtuar sipas një loje. Dhe komentet e njerëzve hera herës ndryshojnë. Në rrjete sociale ka një mllef, ka një tallje ndaj VIP-ave. 

Sipas Korinit  nuk është gjë e bukur që në një format të tillë ka pasur "dhunë fizike, psikologjike verbale".

Sa i përket një nxdër personazheve më të përfolur Kejvinës ai u shpreh se "ajo nuk është futur aty që të lexojë Biblën".  

Erion Korini: Aty ka pasur dhunë fizike, psikologjike verbale. Nuk është gjë e bukur. Unë nuk e njoh Kejvinën. Më pëlqeu mënyra se si e bëri në fillim lojën. Ajo nuk është futur aty që të lexojë Biblën. Mua më vjen inat që kur gjete një si Luizi gjej dhe 3 të tjerë. Ti ke krim jashtë, ti ke korrupsion habiten me Big Brother.

Sa i përket personazhit që po vuan më shumë sipas Korinit është Luizi pasi nuk po merr atë që do, Kiarën.

Erion Korini: Ai që po vuan më shumë brenda është Luizi se nuk po merr atë që po vuan Kiarën. I këndoi Kiarës një këngë timen të viteve 2000 dhe mua më vijnë me mijëra mesazhe në facebook.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET