Kanye West zbulon se nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e tij: Lexoj vetëm fjalitë në fund

Kanye West zbulon se nuk ka lexuar kurrë një libër në

Kanye West ka pranuar se nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e tij dhe në vend të një veprimi të tillë preferon të flasë.

Në një episod të podcast-it 'Alo Mind Full' të Alo Yoga, West i tha bashkëthemeluesit të Alo, Danny Harris se ai preferon një 'bisedë të mirë' në vend të letërsisë dhe i krahasoi librat me një perime që shpesh nuk pëlqehet nga fëmijët.

“Unë në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Të lexosh për mua është si të ha lakrat e Brukselit. Dhe të flasësh është si të marrësh raviolin e misrit Giorgio Baldi.”

Ravioli i misrit Giorgio Baldi është një pjatë e famshme makarona e shërbyer në një restorant në Santa Monica, Giorgi Baldi, të cilën ai dhe ish-partnerja e tij Kim Kardashian e vizituan dikur.

Reperi zbuloi gjithashtu në podcast se lexon vetëm fjalitë e para dhe të fundit të mesazheve të gjata me tekst dhe pranoi se ishte i frustruar nga pritshmëria që duhet të fliste anglisht siç duhet për t'u respektuar.

West kohët e fundit hapi shkollën e tij private të quajtur Donda Academy , një institucion përgatitor i krishterë, në Simi Valley, Kaliforni. Shkolla mban emrin e nënës së tij të ndjerë, Donda West, e cila ishte profesoreshë.

EMISIONET