Kanye i bën diss, CEO i "Adidas" i del në mbrojtje

Kanye i bën diss, CEO i "Adidas" i del në mbrojtje

Reperi amerikan, Kanye West ka pasur marrëdhënie të mira me markën "Adidas", deri në momentin që ai bëri një deklaratë për hebrenjtë.

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- ishte komenti nga Kayne, i cili lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët.

Kjo deklaratë solli ndërprerjen e bashkëpunimit të tij me "Adidas", bashkëpunim i cili rezultoi mjaft i suksesshëm deri në tetorin e vitit të kaluar.

CEO i kompanisë, Bjorn Gulden, habiti së fundmi gjatë një interviste, pasi doli papritur në mbrojtje të reperit.

“Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më kreativ në botë.

“Është për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht i doli në atë mënyrë.”- tha ai.

Mirëpo, për Kanye-n marrëdhënia me këtë markë është e mbyllur njëherë e mirë. Madje, ai i bëri edhe një “diss” në këngën e tij të fundit.

EMISIONET