"Kam pë*dhunuar dikë njëherë"/ Fshihet intervista ku Russell Brand bën shaka për abuzimet se*suale tek fëmijët
Aktori amerikan, Russell Brand, është në qendër të vëmendjes teksa po kritikohet shumë pasi katër gra e akuzuan për sulm seksual.
Ngjarjet dyshohen se kanë ndodhur midis viteve 2006-2013 dhe janë ngritur si pjesë e një hetimi nga portalet vendase të cilat raportuan sjellje abuzive të aktorit.
Gjatë kësaj kohe që ai mohonte këto akuza, u rishfaq një intervistë e tij, e bërë gjatë vitit 2013, në të cilën ai bënte shaka për përdhunimin e një gruaje.
Tashmë videoja është hequr nga rrjeti social "YouTube", pasi në të trajtoheshin çështje si seksualiteti në mënyrë të vrazhdë.
"Oh, kam përdhunuar dikë një herë, e vrava më pas"- tha Russelli gjatë intervistës.
Më vonë, ai iu referua një lloj monololgu se si grekët bënin marrëdhënie seksuale me fëmijët.
Aktori u mbrojt, duke hedhur poshtë këto akuza.
"Ka disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht.
Unë kam qenë gjithmonë transparent dhe tashmë shoh se transparenca është kthyer në diçka kriminale që unë absolutisht e mohoj"- tha ai.