“Ka një terapi suksesi”, Arbër Minga tregon si mund të motivohemi për të pasur sukses

“Ka një terapi suksesi”, Arbër Minga  tregon si mund

Arbër Minga  pa përfunduar studimet për Teknologji Informacioni dhe është certifikuar në Graphic design por një zë i brendshëm gjithmonë  thotë se e ka ftuar te mentorimi. Më parë nuk e kuptonte këtë gjë.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora  Minga tregoi se si e zbuloi talentin e tij për mentorimin. Gjithashtu ai tregoi dhe se si mund të motivohemi për të pasur sukses.

Ai beson se ka një terapi suksesi.

Arbër Minga: Ka pasur një moment që unë vendosa të kaloj në atë që unë dua të bëj është mentorimi dhe motivimi i njerëzve që duan të përmirësohen në jetë. Besoj se ka një terapi suksesi ndaj ia kam vendosur dhe emrin faqes “Terapi suksesi”. Pas përfundimit të studimeve kam punuar IT në kompani të ndryshme  dhe si disainer.

Arbri thotë se është e rëndësishme të fillojmë nga rrënjët ndaj beson se mund ta rikrijojmë veten.

Arbër Minga: Unë i kam kaluar të gjitha, ankthin , ankthin social dhe më është dashur ti kaloja vetë në kurrizin tim. Gjithmonë duhet të kthehemi te vetja, me anë të meditimit, me anë të teknikave të ndryshme fillon e kupton se cili është versioni jot më i mirë.  Është e rëndësishme të fillojmë nga rrënjët ndaj unë besoj se mund ta rikrijojmë veten. Pranojmë çdo gjë tonën dhe prej atij pozicioni ne mund të rikrijojmë veten. Ka shumë mënyra përmes meditimit, librave, njerëzit mund të vetëdijësohen më shumë rreth asaj që mund të  bëjnë. Mund të zbulojnë dhe talente. Unë për shembull zbulova talentin në të shkruar e nisa me një ëebsite dhe tani jam duke shkruar librin tim të parë.

Por si të motivoheni për të pasur sukses?

Së pari ai përmend meditimin.

Arbër Minga: Për meditimin kam qenë skeptik në fillim. Me kalimin e kohës zbulova shumë. Thonë që lutja është të flasësh me zotin dhe meditimi është ta dëgjosh. Me meditim arrijmë të dëgjojmë veten tonë të lartë. Por çdo njeri duhet të gjejë atë gjë i përshtatet. Njerëzit mund ta nisin nga meditime të thjeshta. Mund të marrim nën kontroll mendimet tona. Meditimin e shikoj si me tre faza, relaksimi, observimi i mendimeve ndjenjave trupit tënd dhe më pas vjen faza e dorëzimit që është faza më e mirë. Është mirë që njeriu të dorëzohet te diçka më e madhe se aty mund të kesh një çlirim tëndin.

Sipas tij kur nisim përmirësimin e vetes vetëdijesohemi për rolin që po luajmë në jetë.

Arbër Minga: Ne shqiptarët por dhe Ballkani në përgjithësi e zgjedhim vuajtjen në mënyrë të pavetëdijshme. Dhe sot po reagojmë në mënyrë të pavetëdijshme. Njerëzit kur nuk kanë dramë në jetën e tyre fillojnë dhe e kërkojnë, se ajo i përkufizon në atë çfarë janë. Është e gjitha një imponim i madh i shoqërisë ndaj nesh. Kur nisim përmirësimin e vetes vetëdijesohemi për rolin që po luajmë në jetë. Arsyeja pse duhet të kalojmë në polin tjetër të lumturisë është se ajo është gjendja jonë reale.

Si mund të arrijmë atë që duam?

Arbër Minga: Zona e komfortit është më vrastarja në rritjen tonë duke dalë nga zona e komfortit ne rritemi. Në zonën e komfortit nuk ka asgjë është thjesht një ditë e përsëritur, jeton çdo ditë të njëjtën gjë. Për të dalë nga zona e komfortit bëhet me ushtrime me libra të ndryshëm. Shumë ndër këshillat që jap i kam kaluar dhe vetë. Shtyrja e alarmit dhe vetë alarmi është e keqe për nisjen e ditës por me shoqërinë që po jetojmë jemi të detyruar. Të mos ngjitemi lartë me ego. Është mirë të gjesh të vërtetën tënde dhe të shkosh drejt saj. Gjëja më e keqe që mund të bësh është të mos bësh asgjë. Njeriu ka një fuqi të jashtëzakonshme por e limiton veten.

EMISIONET