"Jo, për Zotin"/ Naimi dhe Mihrija denoncohen nga "komshinjtë" për mbindërtim pa leje

"Jo, për Zotin"/ Naimi dhe Mihrija denoncohen nga

Dikush nga banorët e lagjes "Bregu i Diellit", ku gjendet edhe banesa e këngëtarëve, Naim Abazi e Mihrije Brahja, ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesë nga ana e tyre.

Por ka qenë Naim Abazi, i cili nuk ka vonuar dhe ka reaguar duke treguar versionin e tij të ngjarjes në fjalë.

"Jo për Zotin, s’ka mbindërtim, po kulmin e çatisë po e ndërrojmë se është prishur, besoj e keni parë! Tani fillon dimri dhe nuk mund të rrimë pa e vendosur.

Kështu ka 24 vjet, kështu e kam blerë në vitin 2006 dhe vetëm po ia heqim të djegurën dhe po ja vendosim të riun!", është shprehur ai.

Dikush nga banorët e lagjes ka publikuar një tjetër foto, ku pretendohet se po bëhet mbindërtim dhe Naimi nuk po thotë të vërtetën.

Nga ana e inspektoratit komunal nuk ka ende ndonjë reagim, duke e lënë të paqartë nëse punimet në fjalë janë në kundërshtim me ligjin apo jo.

"Jo, për Zotin"/ Naimi dhe Mihrija denoncohen nga

EMISIONET