“Jetimë” me 7 fëmijë! Vetmia e shtëpia bosh, “drama” e të moshuarve në Shqipëri

Vetmia dhe shtëpia bosh është drama e madhe që po kalojnë mijëra të moshuar kryesisht në fshatrat e Shqipërisë nga ku të rinjtë janë larguar masivisht. Gazetarja Anxhela Lushkaj sjell historinë nga Delvina.

Në shumicën e fshatrave në Shqipëri të rinjtë jetojnë e punojnë në emigracion, ndërsa në shtëpi kanë mbetur vetëm të moshuarit . Afërdita dhe Safet Pula përkatësisht 80 dhe 91 vjeç jetojnë të vetëm në fshatin Bajkaj në Delvinë. Prej vitesh 7 fëmijët i shohin vetëm në verë. I moshuari shikon dhe dëgjon pak çfare i vështirëson jetesën. Pensioni thonë se nuk u del vetëm për ilaçe. Edhe pse nuk kanë mundësi të punojnë tokat, mandarinave dhe ullinjve u sherbejnë ende. Afërdita tregon se për shitjen e tyte tregu ësht i cunguar dhe hajdutër nuk mungojnë.

Ajo është 80 vjeçe. Ai i ka kapërcyer 9 dekada jetë.

Afërdita dhe Safet Pula u dhanë jetë 7 fëmijëve deri erdhi trashëgimtari.

‘Edhe 10 vajza tha të bësh, sa të bëjmë  një djalë, do dalë një djalë."

Por sot shtëpia në Bajkaj të Delvinës është bosh. Dhe burrë grua vetëm

“Vijnë në behar na shikojnë”

“Po më iku plaka kam ikur dhe unë.”

Aromën e nipërve e mbesave thonë se ndjejnë rrallë.

“Si ndihet nëna për evlatin, shërohem, më duket sikur nuk kam gjë kur vijnë fëmijët.”

Mosha dhe sëmundjet i pengojnë të dalin në arë.

Kujdes i kushtojnë vetëm agrumeve, që siç thonë u mbeten pa shitur ose ua vjedhin.

“ Fshati ka punë, ka shumë punë, dhe pleqë nuk mundemi më.”

Lekët që fitojnë nga mandarinat dhe pensioni ama nuk u mjaftojnë as për ilaçe.

Për të mbyllur muajin, u dërgojnë para fëmijët

Historia e Afërdita dhe Safet Pulës është historia e mijëra të moshuarve të vetmuar që kushtet i ndanë nga fëmijët dhe një pjesë të ditës e kalojnë me sytë nga porta.

EMISIONET