Jeta e Bjordi Mezinit një marrëdhënie e komplikuar/ Ja pengu i jetës së tij

Jeta e Bjordi Mezinit një marrëdhënie e komplikuar/ Ja pengu i

Të gjithë jemi kurioz të dimë për jetën e personazheve të ekranit, sidomos për privatësinë e tyre. Bjordi, ndër të tjera na foli për dashurinë, partneren e tij ideale, por edhe pengjet e së kaluarës.

Dajana: Çfarë do të ndryshoje në jetën tënde?

Bjordi: Në jetën time do të ndryshoja mënyrën e organizimit të të bërit gjërat dhe të them të drejtën jam shumë pak i organizuar, madje kam nevojë të bëj një kurs për këtë gjë {qesh}

Dajana: Çfarë të ka ngelur peng nga e kaluara jote?

Bjordi: Peng…mbase mund të studioja edhe më shumë se ç’kam studiuar sidomos në botën e kinematografisë.

Dajana: Si është Bjordi në dashuri?

Bjordi: Në fakt këtu duhet të pyesim ato që e kanë përjetuar këtë gjë me mua. Por, Bjordi në dashuri nuk e ka shumë të qartë këtë pjesë të them të drejtën, por mund të them së jam konfuz. Pra e thënë më saktë në një marrëdhënie të komplikuar.

Dajana: Aktori/ ja më HOT i serialit?

Bjordi: Për mua personalisht Inis Gjoni, jo vetëm në sensin fizik, por edhe professional

Dajana: Për çfarë do t’a lije Shqipërinë?

Bjordi: Vetëm për të realizuar ëndrrat e mia dhe projektet që kam ndërmend dhe planet e mia.

Dajana: Partnerja ideale për ty?

Bjordi: Të jetë brune, fizikisht një femër mesdhetare me forma

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET